Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL viziton Drenasin, Pejën dhe Mitrovicën: Takime me dëshmitarë dhe mbijetues të luftës

Sot, në Drenas, takuam znj. Kadire Tahiraj, nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, dhe diskutuam rolin jetik të grave gjatë dhe pas luftës. Në Qyshk të Pejës, vizituam z. Isa Gashi, 82-vjeçarin e mbijetuar të masakrës së Qyshkut, i cili ndau kujtimet e tij prekëse, mbi tragjedinë e përjetuar nga kjo zonë. Po ashtu, në Mitrovicë, takuam ish-gazetarin e luftës, z. Izedin Krasniqin, i cili ndau përvojat e tij si dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të luftës. Gjatë kësaj vizite, thelluam edhe më tej bashkëpunimin me OJQ-në “Zëri i Prindërve” për çështjen e personave të zhdukur.

Materialet dhe dëshmitë e mbledhura nga këto takime pasurojnë arkivat e IKKL-së dhe kontribuojnë në ndërtimin e një baze të qëndrueshme për hulumtime të mëtutjeshme të së vërtetës historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors