Në Ditën e Flamurit, kujtojmë momente prekëse të historisë sonë të përbashkët. Në vitin 1999, gjatë ditëve më të errëta të luftës në Kosovë, Shqipëria hapi dyert dhe zemrat për vëllezërit dhe motrat kosovare. Gjersa festojmë sot krenarinë tonë kombëtare, nderojmë frymën e solidaritetit që na bashkoi në ato kohë të vështira. Shqipëria, pavarësisht sfidave të veta, u bë strehë për qindra mijëra refugjatë nga Kosova.
Kjo video është dëshmi e shpirtit të pathyeshëm shqiptar – që qëndron i fortë përballë vështirësive dhe shtrin dorën e ndihmës kur është nevoja. Flamuri ynë valëvitet sot jo vetëm si simbol i pavarësisë, por edhe i humanizmit dhe bashkimit tonë të përjetshëm.
Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve, anë e mbanë globit!