Pamjet nga Peja (1999), dëshmojnë dhimbjen dhe forcën e popullit tonë! Shkatërrimi i pronave shqiptare dhe gjurmët tragjike të viktimave – ishin pasojë e strategjisë së aparatit shtetëror serb për të asgjësuar qenien shqiptare.
Megjithatë, Kosova, po zhvillohet dhe po ngritet çdo ditë, duke përdorur të kaluarën e saj të dhimbshme, si motiv për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Së bashku, ruajmë të vërtetën dhe nderojmë ata që u sakrifikuan.
Burimi: Arkivi i IKKL-së, Fondi Esat Shala (video prej Associated Press)