IKKL priti në takim zonjën Lutfije Vokshi nga organizata joqeveritare “Ndriçimi i Jetës”. Zonja Vokshi dorëzoi lista të lidhur me grupin e Dr. Adem Ademit, përfshirë emrat e personave të zhdukur.
Dr. Ademi, kirurg i njohur, u zhduk më 1999 së bashku me 23 intelektualë të tjerë nga Mitrovica. Organizata “Ndriçimi i Jetës” ka botuar librin “Të jetosh mes ankthit dhe shpresës”, që dokumenton përvojat e familjeve të të zhdukurve.
IKKL vlerëson kontributin e organizatave të shoqërisë civile në mbledhjen e informacionit për personat e zhdukur gjatë luftës.