Sot, në përputhje me nenin 8, pika 5 të Ligjit Nr. 08/l-177 për IKKL-në, Drejtori Ekzekutiv Atdhe Hetemi dorëzoi raportin njëvjeçar të punës Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca.
Gjatë takimit, z. Hetemi e informoi Kryetarin Konjufca mbi sfidat dhe arritjet kryesore të Institutit, me theks të veçantë në përpjekjet për funksionalizimin e IKKL-së dhe nisjen e procesit të dokumentimit të krimeve të luftës. Z. Konjufca shprehu mbështetjen e tij dhe të Kuvendit për misionin e Institutit dhe premtoi përkrahje të plotë në përmbushjen e qëllimeve të tij në të ardhmen.