Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në Shkup, ekipi i IKKL-së u takua me Ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini të Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Limani

Sot në Shkup, ekipi i IKKL-së u takua me Ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini të Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Limani, për të diskutuar rëndësinë e dokumentimit të ngjarjeve të luftës dhe rolin e disa shteteve fqinjë në strehimin e refugjatëve nga Kosova në vitin 1999.

Ministri Limani shprehu mbështetjen e plotë për punën tonë dhe theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pjese të historisë. Ky takim shënon një hap domethënës drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe përpjekjeve tona për të siguruar që historia e Kosovës dhe veçanërisht kontributi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të mbeten të paharruara për brezat e ardhshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors