Sot, në IKKL pritëm profesorët e Departamentit të Sociologjisë dhe Antropologjisë, në vazhdën e funksionalizimit të memorandumit të bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës. Në këtë takim, u jetësua fillimi i një bashkëpunimi për dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës së luftës, përmes rrëfimeve gojore, si vazhdim i serisë së hulumtimeve “Kujtesa e Kosovës”. Diskutimi u fokusua në vazhdimësinë e projektit afatgjatë për dokumentimin e masakrave në Kosovë, e cila nisi me masakrën e Krushës së Madhe dhe synohet vazhdohet me zhvillimin e projekteve hulumtuese për masakrat e tjera anembanë Kosovës. IKKL falënderon përzemërsisht profesorët për gatishmerinë dhe vullnetin për të bashkëpunuar me IKKL-në, për ruajtjen e kujtesës kolektive mbi ngjarjet e luftës.