Sot, z. Hasan Morina i dorëzoi IKKL-së materiale që dëshmojnë për krimet e kryera gjatë luftës në rajonin e Rahovecit. Këto dëshmi të çmuara, së bashku me kontributet e gjithëve që kanë ruajtur gjurmët e së kaluarës, janë themel për misionin tonë të përbashkët – dokumentimin dhe hulumtimin e historisë sonë.