Sot në Tiranë, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes IKKL-së dhe ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Me këtë iniciateve, ne hapim rrugën për projekte të përbashkëta kërkimore dhe aktivitete edukative, duke forcuar kështu bashkëpunimin akademik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Përmes këtij angazhimi, ne synojmë t’i japim zë të vërtetës historike dhe të ndihmojmë në ruajtjen e kujtesës kolektive, duke dokumentuar me përgjegjësi krimet e së kaluarës.