Në Malishevë, u takuam me Kryetarin e Komunës, Ekrem Kastrati, dhe zyrtarët lokalë për të diskutuar mënyrat më të mira të mbledhjes dhe ruajtjes së dëshmive të krimeve të kryera gjatë luftës në këtë zonë. IKKL mbetet e përkushtuar që çdo zë dhe çdo histori të gjejë vendin e vet në arkivat tona, duke siguruar që kujtesa kolektive të mbetet e gjallë dhe e saktë.