Sot, ekipi i IKKL realizoi një vizitë pune në Komunën e Deçanit, ku Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, nënshkroi protokollin për intensifikimin e bashkëpunimit. Ai shprehu gatishmërinë për të lehtësuar kontaktin me dëshmitarët dhe për të dorëzuar në IKKL materialet e arkivit komunal që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në këtë rajon.
IKKL mbetet pikë grumbullimi e të gjitha dëshmive që dëshmojnë ngjarjet tragjike të së kaluarës, duke siguruar kështu që drejtësia dhe kujtesa historike të mbrohen dhe përjetësohen.