Sot, IKKL u përfaqësua nga znj. Shyrete Tahiri Sulimani në Konferencën e 25-vjetorit të QKRMT-së, ‘Dhuna Seksuale e Lidhur me Konfliktin: Avancimi i të Drejtave dhe Ndryshimi i Jetës për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale në Konflikt’. Pjesëmarrja e saj në panelin për ‘Angazhimin e të Mbijetuarve’ nuk ishte vetëm një kontribut profesional, por mbi të gjitha, një zë i fuqishëm që përfaqëson guximin dhe qëndrueshmërinë e të mbijetuarve.
Zëri i Shyretes, i bashkuar me atë të aktivistëve të tjerë, kumboi fuqishëm, duke u bërë frymëzim dhe forcë për të gjithë të mbijetuarit.