Sot në Vushtrri, ekipi i IKKL-së zhvilloi takime me përfaqësues të komunës dhe shoqërisë civile. Shoqata “Martirët e Lirisë”, e përfaqësuar nga znj. Vildane Mulaku, dorëzoi dosjen e viktimave civile, ndërsa znj. Imrije Beqiri dorëzoi dy libra kushtuar fëmijëve të vrarë, në vitet 1997-1999. Gjersa, nënkryetarja e Komunës, znj. Hava Rruka Mlinaku, shprehu mbështetjen e plotë për këtë iniciativë.
IKKL do të vazhdojë bashkpunimin me akterët relevantë dhe përpjekjet për të dokumentuar të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.