Sot, IKKL nënshkroi protokollin e bashkëpunimit edhe me Komunën e Lipjanit.
Nënkryetari Diamant Bytyqi, u njoftua për një serie veprimesh të IKKL-së në komuna të ndryshme të Kosovës, ku kemi mbledhur materiale të rëndësishme që do të kontribuojnë në zbardhjen e të vërtetës historike për viktimat e krimeve të luftës. Përpjekje e përbashkëta në këtë drejtim, ndihmojnë që e kaluara të mos harrohet, dhe na afrojnë më shumë drejt një të ardhmeje të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë.