Dr. Hetemi, u ftua të prezentoj misionin e IKKL-së në Konferencën Ndërkombëtare ’35 Vjet pas Rënies së Regjimeve Komuniste në Evropë’ të mbajtur në Bukuresht nga 3-5 tetor 2024. Ky event i rëndësishëm mblodhi hulumtues të krimeve të komunizmit nga Institute prej vendeve të ndryshme si Shqipëria, Gjermania, Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, etj.
Gjatë prezentimit, Dr. Hetemi nënvizoj rëndësinë e dokumentimit të saktë dhe gjithëpërfshirës të krimeve të luftës. Ai bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve evropiane për të hulumtuar ngjarjet historike që shpien deri te lufta në Kosovë. Pjesëmarrësit gjithashtu u ftuan që të angazhohen në projekte të përbashkëta kërkimore dhe të shfrytëzojnë arkivat e IKKL-së për hulumtimin e të së kaluarës së Kosovës dhe nxitjen e paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.