Sot, stafit të IKKL-së i bashkangjiten si mbështetës znj. Shyhrete Tahiri, e mbijetuar dhe një zë i palodhur për viktimat e dhunës seksuale, e cila sjell një përvojë të vyer përmes profesionalizmit të saj. Dhe, z. Esat Shala, koleksionist i pasionuar i materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Së bashku, ne synojmë që kujtesa dhe dëshmitë e viktimave të mos harrohen kurrë. E ardhmja jonë kërkon që e vërteta historike të dëshmohet dhe dokumentohet në mënyrën më të saktë dhe të drejtë.