Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në Konferencën KosovaPar, Dr. Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i IKKL, udhëhoqi një punëtori të rëndësishme me temën “Si të Ndërtojmë Institucione nga Fillimi”

Në Konferencën KosovaPar, Dr. Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i IKKL, udhëhoqi një punëtori të rëndësishme me temën “Si të Ndërtojmë Institucione nga Fillimi”.

Punëtoria vuri theksin mbi përpjekjet e IKKL-së për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke aplikuar një qasje të strukturuar ligjore dhe metodologji të avancuar akademike.

Dr. Hetemi prezantoi gjithashtu ‘Databazën e Hapur Arkivore’, një platformë inovative digjitale që do të aplikohet nga IKKL për arkivimin dhe analizimin e të dhënave historike.

Për më tepër, ai njoftoi për konferencën ndërkombëtare që do të organizohet më 17 shkurt 2025 nga IKKL. Kjo ngjarje do të shërbejë për të prezantuar gjetjet preliminare nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë që avancojnë më tej dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors