Sot, z. Hetemi, mirëpriti Drejtoreshën e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, znj. Teuta Shala – Peli. Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të dokumentimit shkencor të krimeve të kryera gjatë luftës dhe zbardhjes së të vërtetës historike.
Znj. Shala – Peli dorëzoi gjithashtu disa botime të rëndësishme të Institutit të Historisë, të cilat përputhen me fushën e interesit dhe misionin e IKKL-së. Bashkëpunimi i tillë është thelbësor për të ndriçuar të kaluarën dhe për të përforcuar të vërtetën historike.