Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Reporteri i gazetës New York Times, z. Alan Chin, është pritur nga IKKL

Reporteri i gazetës New York Times, z. Alan Chin, i cili kishte mbuluar luftën e Kosovës, është pritur sot nga IKKL. Në takimin e zhvilluar ndërmjet z. Hetemi dhe z. Chin u theksua gatishmëria reciproke për të bashkëpunuar në dokumentimin e krimeve edhe përmes fotografisë.

Alan Chin është autor i fotografisë së famshme të kufomës së luftëtarit, Ali Paçarrizi, në shtatorin e vitit 1998. Gjatë qëndrimit në Kosovë, z. Chin rivizitoi familjen e fotografuar 26 vjet më parë dhe prezantoi punën e tij si reporter i luftës në Reporting House në Prishtinë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors