Sot, z. Afrim Harjullahu ka dorëzuar në IKKL një fond të vlefshëm me fotografi të realizuara gjatë vitit 1999, kur në Kosovë po ushtrohej dhunë dhe terror nga forcat serbe.
Ju bëjmë thirrje atyre që posedojnë dokumente, video/audio materiale apo fotografi, të cilat dëshmojnë ngjarjet e luftës, t’i dorëzojnë ato në IKKL. Vetëm kështu mundësohet dokumentimi i plotë dhe sistematik i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.