Sot, Arkivi Ndërkomunal i Pejës i ka dorëzuar IKKL-së një sasi të konsiderueshme me materiale arkivore që dokumentojnë krimet ekonomike të kryera gjatë luftës në këtë rajon. Ky material ka rëndësi të madhe për IKKL, pasi përforcon përpjekjet tona për të dokumentuar krimet e kryera gjatë luftës nē Kosovë. Në praninë e z. Hetemi, procesverbali i dorëzim-pranimit u nënshkrua nga znj. Haxholli (IKKL) dhe znj. Zhubi (Drejtoreshë e ANK-Pejë).