Komuna e Ferizajt i ka dorëzuar sot IKKL-së dosjen me materiale arkivore lidhur me humbjet njerëzore dhe dëmet materiale të shkaktuara nga lufta në rajonin e Ferizajt.
Ceremonia e dorëzim-pranimit u bë me praninë e z. Hetemit dhe Kryetarit të Komunës, z. Agim Aliu.
Arkivi i secilës Komunë ka një rëndësi jetike në misionin e IKKL-së, andaj ftojmë të gjitha Komunat e Kosovës të ndjekin shembullin e Komunës së Ferizajt, Fushë Kosovës dhe Shtimes, të cilat kanë dorëzuar tashmë dosjet e tyre në IKKL.