Sot, Dr. Hetemi prezantoi punën e IKKL-së për ‘Studiuesit e Evropës Qendrore dhe Juglindore’, në konferencën e organizuar nga ‘American Council of Learned Societies’! Kjo ngjarje e veçantë, ka mbledhur akademikë dhe studiues të shquar nga më shumë se njëzetë universitete prestigjioze të SHBA-së dhe BE-së, për të eksploruar historitë e pasura dhe komplekse të rajonit tonë.
Audienca gjithashtu u njoftua me përpjekjet e IKKL-së për të zgjeruar bashkëpunimin me studiues ndërkombëtarë, me qëllim të dokumentimit dhe avancimit të hulumtimeve shkencore rreth krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.