Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, z. Atdhe Hetemi takoi z. Xhevdet Ahmetin, familjarët e të cilit me 28 shkurt 1998, forcat serbe i torturuan pamëshirshëm derisa i ekzekutan 10 prej tyre. Kur Xhevdet Ahmeti po i afohej shtëpisë, ai nga largësia pa oborrin e tij të mbushur me autoblinda dhe arsenal të forcave serbe. Kur arriti në shtëpinë e tij gjeti gjurmë të shumta të gjakut dhe familjarët e mbijetuar.
Kjo ishte masakra e parë e luftës në Kosovë, ku vranë dhe u masakruan 24 civilë shqiptarë. Xhevdet Ahmeti i shpëtoi sulmit që ndodhi në familjen e tij dhe familjet përreth.
Drejtori Hetemi dhe z. Ahmeti e konfirmuan edhe një herë se janë të përkushtuar e të bashkuar për tu zbardhur e vërteta dhe për të sjellë në vend drejtësinë për familjen e tij dhe popullin e Kosovës./IKKL