Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Divizioni për Buxhet dhe Financa

Misioni

Divizioni për Buxhet dhe Financa angazhohet në planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit të IKKL-së, duke siguruar përputhshmërinë me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe legjislacionin në fuqi. Misioni ynë është të mbështesim transparencën dhe efikasitetin në përdorimin e burimeve financiare, në mënyrë që të kontribuojmë në qëllimet dhe objektivat e IKKL-së.

Përgjegjësitë

  • Koordinon buxhetin me njësitë e tjera;
  • Përgatit KASH sipas kërkesave;
  • Harton projektin vjetor në përputhje me dokumentet planifikuese;
  • Formulon programe/nënprograme në bashkëpunim me Departamentin e Buxhetit;
  • Menaxhon zotimet dhe pagesat, duke regjistruar të gjitha transaksionet;
  • Përcjell punën me ministrinë e financave dhe institucionet bankare.
  • Menaxhon të hyrat dhe donacionet;
  • Përgatit analiza dhe raporte për shpenzimin e buxhetit.

Informacione

  • Udhëheqësi i Divizionit raporton te Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, duke ofruar udhëheqje dhe mbështetje në menaxhimin financiar.
  • Numri i të punësuarve është katër (4). Çdo anëtar i ekipit angazhohet për të siguruar efikasitetin e proceseve buxhetore.

Për më shumë rreth përgjegjësive të Divizionit për Buxhet dhe Financa, mund t’i referoheni: RREGULLORE (ZKM) NR. 04/2024 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË INSTITUTIN E KRIMEVE TË KRYERA GJATË LUFTËS NË KOSOVË

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors