Në kuadër të koordinimit dhe bashkëpunimit me institucionet edukativo-arsimore, sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe RIT American University in Kosovo.
Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, nën shoqërimin e bashkëpunëtorëve dhe në praninë e studentëve të AUK-ut, mbajti një ligjeratë për rëndësine, misionin, objektivat dhe aktivitetet e IKKL-së.
Studentët e AUK, duke shprehur interesim të madh për punën dhe të ardhmen e institutit, përmes bisedave dhe pyetjeve e përgjigjeve u njoftuan për së afërmi me vizionin dhe bazën ligjore e shkencore të IKKL-së.