Sot shënuam një moment historik për Kosovën dhe Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Me ceremoninë e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para, kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt të vërtetës historike dhe drejtësisë së qëndrueshme. Dokumentimi i krimeve të luftës rithekson më së miri legjitimitetin e Republikës së Kosovës dhe tregon se stabiliteti i saj është domosdoshmëri për paqen në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë ceremoni të veçantë, morrën pjesë Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, z. Atdhe Hetemi, dhe Kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), z. Ahmet Grajçevci.