Zyra rajonale në Ferizaj fokusohet në dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, duke mbledhur dëshmi nga të gjithë akterët për të siguruar një përfaqësim të drejtë të të gjitha viktimave. Ekipi i IKKL-së është i përkushtuar për të mbledhur dhe ruajtur dëshmitë në mënyrë profesionale dhe të sigurt, duke ofruar mbështetje për viktimat dhe dëshmitarët. Kjo zyrë bashkëpunon me individë, me organizatat vendore dhe ndërkombëtare për të siguruar një dokumentim të plotë të krimeve të luftës.
Të gjithë ju që posedoni dëshmi (dokumente, foto, video, apo audio incizime) mund të bëheni pjesë e nismës për ruajtjen e së vërtetës historike dhe nderimin e atyre që u sakrifikuan!
Plotësoni Procesverbalin duke e shkarkuar në këtë link (PROCESVERBAL-I-DOREZIM-PRANIMIT-TE-MATERIALIT-ARKIVOR.docx), ose kontaktoni Zyrtarin përgjegjës për rajonin tuaj:
Naser Kurti
Zyrtar i lartë rajonal për identifikimin dhe mbledhjen e burimeve – Ferizaj
E-mail: naser.kurti@rks-gov.net
Adresa: Rruga Arbënor e Astrit Dehari, nr. 25,
10000 Prishtinë, Kosovë
Telefoni:
Email:
2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Instituti i krimeve të kryera gjatë luftes në Kosovë