Bazuar në ligj, IKKL është përgjegjës për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë, nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000.
Mirëpo, IKKL ka gjithashtu mandat që të dokumentojë dhe hulumtojë edhe krimet e veprimet tjera që kanë çuar te lufta në Kosovë, me qëllim të paraqitjes së plotë të fakteve që ndërlidhen drejtpërdrejt me luftën.