Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Lufta në Kosovë është një e vërtetë e jetuar dhe e dëshmuar nga shumë njerëz.

Gjatë viteve 1998–1999, forcat serbe kryen vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe krime të tjera ndaj popullsisë civile shqiptare të Kosovës. Gra, burra, fëmijë e të moshuar u vranë, u masakruan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Prandaj është kaq e rëndësishme t’i mbledhim dhe t’i ruajmë dëshmitë. Të ruajmë emrat, dokumentet, fotografitë, pamjet dhe rrëfimet e njerëzve që e përjetuan luftën, dhe t’ua përcjellim brezave që vijnë.

Sepse koha kalon. Dëshmitarët vdesin dhe kujtimet zbehen. Ajo që nuk dokumentohet sot, nesër mund të mohohet, të shtrembërohet apo të rrëfehet ndryshe.

Kjo është arsyeja pse dokumentimi nuk mund të presë. Çdo dëshmi që ruajmë sot është pjesë e së vërtetës që mbetet nesër.

Për ata që nuk janë më. Për ata që mbijetuan. Dhe për brezat që do të vijnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors