Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, zhvilloi një takim pune me Rektorin e Kolegjit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, zhvilloi një takim pune me Rektorin e Kolegjit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në procesin e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës, me fokus të veçantë në përdorimin e teknologjive bashkëkohore të informacionit dhe proceset e digjitalizimit.

Po ashtu, u shkëmbyen mendime rreth ndarjes së ekspertizës në fushën e hulumtimeve dhe arkivistikës, si dhe mundësive konkrete për bashkëpunim profesional ndërmjet dy institucioneve. Palët shprehën gatishmërinë për të avancuar këtë bashkëpunim në të ardhmen.

IKKL është e përkushtuar për të nxitur bashkërendim institucional dhe shoqëror në funksion të dokumentimit të së vërtetës dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors