Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Sot stafi i IKKL-së realizoi një prezantim të punës dhe veprimtarisë së institucionit në Kolegjin AAB

Sot stafi i IKKL-së realizoi një prezantim të punës dhe veprimtarisë së institucionit në Kolegjin AAB. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe profesorë, të cilët u njoftuan më nga afër me misionin, aktivitetet dhe punën e deritanishme të Institutit.

Gjatë prezantimit u paraqitën materiale që posedon IKKL, përfshirë dokumente origjinale, fotografi autentike, intervista, video-dëshmi dhe materiale të tjera arkivore që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. U theksua rëndësia e këtyre burimeve si dëshmi historike, si dhe mundësia e përdorimit të tyre në projekte kërkimore, edukative, artistike dhe audiovizuale, me qëllim ruajtjen dhe përcjelljen e së vërtetës historike.

IKKL shpreh mirënjohje për Kolegjin AAB, profesorët dhe studentët për pritjen, interesimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors