Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

“Lufta e Kosovës 1997-1999: Një bibliografi e përzgjedhur”

“Lufta e Kosovës 1997-1999: Një bibliografi e përzgjedhur”, është studim voluminoz për mbi 7700 libra të botuar në 28 gjuhë për luftën e Kosovës dhe të evidentuar nga 45 biblioteka të 43 shteteve të ndryshme, nga dy autorët e këtij libri: Durim Abdullahu dhe Davjola Ndoja.

Sot, drejtori i IKKL-së, priti në takim historianin Durim Abdullahu për t’a pranuar këtë libër. Gjithashtu u diskutua për rëndësinë që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, të dokumentohen duke respektuar metodologjitë shkencore dhe ndjekur traditat studimore e shembujt më të mirë nga fushat përkatëse. IKKL po shndërrohet në adresë përbashkuese për të gjithë kërkuesit, institucionet, organizatat dhe shoqatat që kontribuojnë në mënyra të ndryshme për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të vërtetën rreth tyre.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors